Kombëtarja e Brazilit e ka fituar Kupën e Amerikës 2019 me plotë meritë.

Brazili ka fituar ndaj Perusë në finalen e madhe me rezultatin 3-1.

Në stadiumin ‘Maracana’ në Brazil, ‘Selecao’ ka fituar titullin e nëntë të Kupës së Amerikës në historinë e tyre.


Ky është titutlli i parë i Brazilit pas 14 vitesh.

Everton Soares hapi serinë e golave në minutën e 15’të, ndërsa gjithçka barazoi Guererro në minutën e 44’të. Barazimin nuk e shijuan shumë skuadra e Perusë – pasi Gabriel Jesus shënoi tre minuta më pas për 2-1.

Gabriel Jesus shënoi dhe asistoi në këtë sfidë – por në minutën e 69’të u përjashtua nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë.

Për të vulosur këtë sfidë u përkujdes, Richarlison – i cili realizoi në minutën e fundit të kohës së rregulltë.



Previous Next