Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka refuzuar një ofertë marramendëse për të ardhmen e tij.

Që nga koha kur u shkarkua nga Man United, Mourinho nuk ka pasur nën drejtim ndonjë skuadër, duke pritur për ofertën e duhur.


Raportime nga ‘Sky Sport News’, bëjnë të ditur se së fundmi në tavolinën e portugezit ka pasur një ofertë 100 milionëshe nga Superliga e Kinës, transmeton lajmi.net.

Është skuadra e Guangzhou Evergrande ajo që ka nisur ofertën për ‘Special One’, por që nuk doli të ishte e mjaftueshme.

Emri i Jose Mourinho më herët është lidhur edhe me skuadrën nga Premierliga, Newcastle United, por pa pasur ndonjë lëvizje zyrtare.


Previous Next