Portieri i Arsenalit dhe i Kombëtares së Kolumbisë, David Ospina, ka kompletuar transferimin e përhershëm te Napoli në Serie A.
Arsenal në faqen zyrtare të klubit, ka konfirmuar largimin e Ospinas në drejtim te Napolit, përcjell lajmi.net.
Opsina, iu bashkua Napolit në huazim në fillim të sezonit të kaluar, pas rritjes së konkurrencës te Arsenal, me transferimin e Bernd Leno.
Pas 24 paraqitjeve të realizuara në sezonin e parë te Napoli, skuadra nga ‘San Paolo’ ka vendosur të transferojë portierin për 3.5 milionë euro.
“Portieri David Opsina i është bashkuar Napolit në një transferim të përhershëm”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.
Skuadra nga Londra tutje falënderon portierin për paraqitjet dhe profesionalizimin e treguar sa ishte pjesë e tyre.