Barcelona përgatit lamtumirën për Philippe Coutinho. Sipas analizës së bërë nga media spanjolle “Sport”, ylli brazilian ka ultimatum për tu larguar nga klubi blaugrana, aty ku është i padëshiruar.


Katalanasit kanë nevojë për hapësirë dhe para për të tentuar sulmin me qëllim rikthimin e Neymar te Barcelona. Konfirmohen kontaktet e vendosura me Tottenham dhe Manchester United për transferimin e Coutinho.

Parashikohen 48 orë çmenduri për Cou, por përfaqësuesit e brazilianit janë të sigurt se e pret një e ardhme e sigurtë, por larg Barcelonës.

Previous Next