Agjenti i Ousmane Dembele ka këmbëngulur që klienti i tij do të qëndrojë në Barcelonë pavarësisht se ka marrë oferta nga “disa klube të mëdha evropiane”.
Dembele ka shënuar 20 gola në të gjitha garat me Barcën që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2017.
Megjithatë, 22-vjeçari ka pasur probleme me lëndime dhe qëndrimi i tij thuhet se është marrë në pyetje nga shokët e ekipit dhe zyrtarët e klubit në më shumë se një rast.
“Doja të sqaroja me vendosmëri dhe përfundimisht situatën e Ousmane Dembele”, i tha Sissoko L’Equipe.
“Ai nuk ka planifikuar të largohet nga Barcelona për asnjë moment. Kjo është rruga që kemi ndjekur për disa muaj dhe asnjë element nuk ka ose ka të ngjarë të na bëjë të devijojmë prej saj”.
“Ousmane ndihet plotësisht mirë brenda klubit dhe ai mbetet i vendosur të imponohet në një afat të gjatë”, potencoi agjenti i francezit.