Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është lavdëruar si “qendërsulmuesi më i mirë në botë” në dekadën e fundit nga ish-shoku i skuadrës Omar Mascarell.

Mascarell u bashkua me gjigandët spanjollë në vitin 2010 dhe ishte në formacionin startues për skuadrën Castilla përpara se të bënte paraqitjen e tij të vetme me skuadrën e parë në Copa del Rey në vitin 2013.


Mesfushori u dërgua në huazim te Sporting Gijon dhe Eintracht Frankfurt përpara se Schalke të nënshkruante me të në një marrëveshje të përhershme në 2018.

“Real Madrid është klubi më i madh në botë”, tha 26-vjeçari për Goal dhe Spox.

“Në seancën time të parë stërvitore me ekipin e parë, unë luajta me Mesut Ozil, Cristiano Ronaldo, Xabi Alonso dhe Sergio Ramos në një ekip. Kjo ishte absolutisht e çmendur”.

“Si një lojtar i ri nga sistemi i akademisë së vetë të klubit, nuk keni pothuajse asnjë shans kundër superyjeve të tillë”.

“Karim Benzema ndoshta më ka bërë përshtypje. Për mua, ai është qendërsulmuesi më i mirë në botë në 10 vitet e fundit, por gjithashtu një djalë tepër i bukur dhe me këmbë në tokë i cili gjithmonë i ndihmon lojtarët e rinj dhe u jep këshilla. Kjo është arsyeja pse të gjithë në Real Madrid e duan atë”, tha Mascarell.


Previous Next