Nëse mendoni se keni pasur një ditë jo të mirë, kujtojeni Moestafa El Kabir, futbollistin e Çaykur Rizespor.

30 vjeçari të dielën, ka pasur ndoshta ditën më të keqe në jetën e tij, pasi asgjë nuk ishte destinuar për të shkuar në mënyrën e mirë.


Të dielën, para ndeshjes me Sivasspor, El Kabir është harruar nga skuadra e tij në qendrën stërvitore, duke i munguar trajnerit në lojë.

Kjo ka bërë që ai të niset drejt stadiumit me një taksi, për të zënë pjesën tjetër të skuadrës.

Kur mbërrin te stadiumi, atij i ndalohet hyrja në stadium nga ekipet e sigurisë, dhe u desh ndërhyrja e menaxherëve për t’ia mundësuar kalimin tutje, për t’u përgatitur për lojë.

Dhe në momentin që u mendua se gjithçka më në fund u rregullua, El Kabir pas vetëm 14 minutave lojë, theeu këmbën, për t’u larguar me barelë nga fusha.


Previous Next