Skudra e Paris Saint Germain është gjithnjë e më afër transferimit të Paulo Dybala.
PSG e kanë kuptuar se janë duke e humbur yllin kryesor të skuadrës, Neymar JR, i cili sot është parë në zyrat e Barcelonës.
Kampionët e Ligue 1 e dinë se humbja e Neymar është e madhe dhe tashmë do të bëjnë gjithçka për të gjetur zëvendësuesin e tij.
‘Gazzetta dello Sport’ raporton se PSG është shumë afër transferimit të Paulo Dybala, transmeton lajmi.net.
Dybala nuk po pëlqehet në ‘Allianz Stadium’, madje edhe trajneri Maurizio Sarri kishte bërë të ditur se nuk mund të bëjë asgjë për ta mbajtur argjentinasin në skuadër.
Mbetet të shihet se kur do të konkretizohet kjo lëvizje, që do të ishte prej më të mëdhave në merkato.