Ditët e supermiqësores mes Feronikelit dhe Milanit po afrojnë.

Me 10 gusht, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, zbarkon gjiganti i Serie A, AC Milan, për një përballje me kampionët e Kosovës, KF Feronikelin.


Biletat për miqësoren e 10 gushtit blihen vetëm online. Çmimet e biletave do të jenë me zbritje, kurse ata që kanë blerë biletat me çmim të vjetër, do të rimbushsohen sipas organizatorit.

Biletat që kanë kushtuar 35 Euro, tani do të jenë 15 Euro.

Biletat që kanë kushtuar 50 Euro, tani do të jenë 35 Euro.

Biletat që kanë kushtuar 90 Euro, tani do të jenë 59 dhe 69 Euro.

Biletat që kanë kushtuar 115, tani do të jenë 89 Euro.

Kujtojmë që Milan, me vete do ta ketë edhe trofeun e famshëm të Champions League, për ta shfaqur para të pranishmëve në stadium.

Ndeshja fillon prej orës 20:45.

Previous Next