Manchester United ka mposhtur Milanin në miqësoren e zhvilluar në kuadër të International Champions Cup.
‘Djajtë e Kuq’ u treguan më të saktë gjatë ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi baras 2-2.
Marcus Rashford (14’) me një depërtim nga krahu i solli epërsinë ekipit anglet, para se Suso (26’) me një super goditje të shënonte për rezultatin e pjesës së parë 1-1, shkruan lajmi.net.
Victor Lindelof (60’) realizoi në portën e gabuar për t’i dhënë avantazhin Milanin, ndërsa rezultatin përfundimtar të sfidës 2-2 e vulosi Jesse Lingard (72’).
Në penallti, skuadra e Solskjaer triumfoi me rezultat 5-4, pas huqjes së penalltisë nga djali i legjendës Paolo Maldini, Daniel.
Kjo ishte edhe ndeshja e fundit për të dyja skuadrat sa i përket International Champions Cup, me United që përfundon në pozitën e dytë, kurse ekipi italian në vendin e 11.