Manchester City është ndalur me barazim në derbin ndaj Tottenham Hotspur.
Takimi që u dominua totalisht nga ‘Qytetarët’ përfundoi baras 2-2.
Vendasit ishin dy herë në epërsi, por po aq u kundërpërgjigjën edhe ‘Gjelat’, të cilët morën një pikë të artë.
Raheem Sterling (20’) zhbllokoi rezultatin, para se Eric Lamela (23’) të vendoste baraspeshën.
Kun Aguero (35’) i dha avantazhin sërish ekipin të Pep Guardiolas, ndërsa me t’u inkuadruar në pjesën e dytë, Lucas Moura (56’) shënoi një gol me kokë.
City shënoi golin e fitores krejt në fund me Gabriel Jesus, por ndërhyrja e VAR-it bëri që goli të anulohej për shkak të prekjes me dorë nga Aymeric Laporte para se të mbërrinte topi te braziliani.
City ndeshjen e ardhshme udhëton te Bournemouth, ndërsa Tottenham pret Newcastlen.