Real Madridi e ka nisur në mënyrë perfekte edicionin e ri në La Liga.

‘Los Blancos’ kanë mposhtur me rezultat 3-1 Celta Vigon si mysafir.

Në 45 minutat e para u shënua vetëm një gol, me Karim Benzeman (12’) që ishte realizatori.


Pjesa e dytë nisi keq për skuadrën e Zidane, pasi Luka Modric (56’) u ndëshkua me karton të kuq.

Mirëpo, kjo nuk i pengoi aspak Realit pasi edhe pse me 10 futbollistë shënuan edhe dy gola të tjerë, me Toni Kroos (61’) që shënoi super gol dhe Lucas Vazquez (80’) i cili realizoi për 3-0, ndërsa Losada (91′) shënoi golin e nderit për vendasit.

Reali në ndeshjen e ardhshme pret në ‘Santiago Bernabeu’ Valladolidin.

Previous Next