Është promovuar sot libri i Hava Kurti-Krasniqit “Legjendat e futbollit” kushtuar vëllezërve Granit dhe Taulant Xhaka, libër ky që ka për qëllim frymëzimin e fëmijëve për sport.

Libri vë në pah vlerat e vëllezërve Xhaka në misionin motivues të gjeneratave të reja, ndërsa u vlerësua se do të nxisë tema të mëdha.


Këshilltari i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daut Thaçi, përgëzoi autoren për librin e saj, teksa tha se do të mbështesin aktivitete të tilla edhe në të ardhmen.

Thaçi: Historia e vëllezërve Xhaka, frymëzim për gjeneratat e reja

“Sporti kosovar po shihet se është një ndër ambasadorët më të mirë të përfaqësimit në arenën ndërkombëtare, e ndër ta shihet që është edhe puna e vëllezërve Xhaka, të cilët e kanë bërë promovimin më të mirë të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare... Historia e këtyre dy sportistëve do të jetë frymëzim për gjeneratat e reja, se me punë mund të arrijnë dhe të promovohen në arenën ndërkombëtare, pavarësisht vështirësive”, u shpreh ai.

Ramadan Avdiu, konsull i përgjithshëm në Gjenevë, foli për rëndësinë e librit të botuar sot, teksa theks të veçantë i kushtoi edhe lidhjes që bashkatdhetarët kanë me atdheun.

Avdiu: Libri për vëllezërit Xhaka, dhuratë e mirë për lexuesin

“[Libri] është një dhuratë e mirë për lexuesin, dhe uroj që autorja të vazhdojë të krijojë vepra të tjera, jo vetëm për futbollin, por edhe për sportet tjera, dhe përgjithësisht për të ardhmen tonë”, tha Avdiu.

Kryesuesja e Kuvendit të komunës së Ferizajt, Kristina Gashi- Bytyqi u shpreh se është me rëndësi të promovohen libra të tillë, që i bëjnë krenarë shqiptarët kudo që janë.


Autorja e librit, Hava Kurti-Krasniqi shprehu falënderimet e saj për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e dhënë për botimin e librit. Ajo tha se synimi i librit është të paraqesë modele.

Kurti-Krasniqi: Libri im do të nxisë tema të mëdha

“Ky libri im për fëmijë është një shenjë shumë e vogël, por do të nxisë tema të mëdha”, u shpreh ajo.

Ndërsa trajneri Fetah Veliu tha se ky libër përçon mesazhe që shërbejnë si mësim sesi duhet të rrugëtojë një familje me fëmijët e saj.

Promovohet libri kushtuar futbollistëve Granit e Taulant Xhaka

Është promovuar sot libri i Hava Kurti-Krasniqit “Legjendat e futbollit” kushtuar vëllezërve Granit dhe Taulant Xhaka, libër ky që po konsiderohet të jetë një dhuratë e mirë për lexuesit dhe mesazh i mirë për të gjitha familjet.

Këshilltari i ministrit te MKRS-së për Sport, Daut Thaçi, përgëzoi autoren për librin e saj, teksa tha se do të mbështesin edhe më tutje aktivitete të tilla.

"Sporti kosovar po shihet se është një ndër ambasadorët më të mirë në arenën ndërkombëtare, e ndër ta edhe vëllezërit Xhaka, të cilët i përgëzoj për të arriturat e tyre në arenën ndërkombëtare. Ne e dimë historinë e këtyre dy të rinjve, të cilët kanë migruar në Zvicër, të cilët edhe pse përfaqësojnë një shtet tjetër, zemra u rreh për flamurin tonë", tha ai.


Ramadan Avdiu, konsull i përgjithshëm në Gjenevë, tha se libri i promovuar sot është një dhuratë e mirë për lexuesin, teksa uroi autoren që të vazhdojë të shkruajë edhe më tutje.

Tha se bashkatdhetarët janë shumë të lidhur me atdheun. Kryesuesja e Kuvendit të komunës së Ferizajt, Kristina Gashi- Bytyqi u shpreh se është më rendësi të promovohen libra të tillë, që i bëjnë krenar shqiptarët kudo që janë.

Kurse vet autorja e librit, Hava Kurti-Kransiqi shprehu falënderimet e saj për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen që i kanë dhënë për botimin e librit të saj.

Ajo tha se synimi i librit është të paraqes modele. "Ky libri im për fëmijë është një shenjë shumë e vogël, por do të nxisë punë të mëdha", u shpreh ajo.

Bota Sot


Previous Next