Vedat Muriqi po kalon në një super formë tek skuadra e tij e re, Fenerbahce.
Muriqi ka realizuar dy gola në dy ndeshjet e tij të para me ekipin e ri, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë tifozëve në Turqi.
Megjithatë, sipas mediave turke nuk kanë munguar ofertat menjëherë për sulmuesin e kombëtares së Kosovës.
Sipas Fotomaç, për 25-vjeçarin është interesuar një klub arab që ka dhuruar 12 milion euro.
Por, klubi i Fenerbahce refuzoi menjëherë këtë ofertë pa u menduar dy herë, pasi mendojnë se lojtari i përket të ardhmes së klubit.