Operacioni Neymar ka marrë një kthesë të re në orët e fundit.
Siç raportoi ‘Jugones’, PSG vazhdojnë të insistojnë për talentin e Real Madridit, Vinicius Junior.
Burimet e negociatave zbulojnë për ‘AS’ se skuadra nga Parisi do të pranonte shitjen e Neymar te Real Madrid, nëse në marrëveshje përfshihet Vinicius.
Është Leonardo që po shtyn këtë marrëveshje, duke dashur të ketë Viniciusin në skuadër.
Madrid tashmë ka refuzuar ofertën e PSG-së për Vinicius, por mbetet të shihet nëse përfshirja e Neymar do t’ua ndërrojë mendjen.