Një situatë s*kandaloze ka ndodhur sonte në Francë, para fillimit të ndeshjes Francë – Shqipëri.
Në kohën kur duhet intonuar himnet e kombëtareve, kur ishte radha për atë të Shqipërisë, muzikë e panjohur dëgjohej në sfond për lojtarët ‘Kuqezi’.
Sipas një gazetari të ‘BeIN’, ishte himni i Andorrës ai që ishte lëshuar për kombëtaren e Shqipërisë, transmeton lajmi.net.
Skkandali nuk përfundoi këtu, për të vazhduar me spikerin e stadiumit.
Kërkim falje për gabimin erdhi, por ajo kërkim falje shkoi për Armeninë, duke mos u përmendur askund emri i Shqipërisë, veprim që gjithashtu nxiti reagime të tifozëve shqiptarë në stadium.