Katër persona kanë gjetur vdekjen në Indi, teksa po përpiqeshin të bënin një selfie.

Një grua e sapo martuar dhe tre pjestarë të familjes së saj u mbytën në një rezervuar pasi po përpiqeshin të bënin një selfie, kështu ka thënë policia e shtetit në Indinë Jugore, Tamil Nadu.

Viktimat ishin një grup prej 6 personash të cilit kishin kapur duart dhe po qëndronin në buzë të rezervuarit pranë Pampar, para se njëri prej tyre të rrëshkiste duke tërhequr edhe të tjerët.

Bashkëshorti i viktimës arriti që të shpëtonte motrën e tij, por të tjerët u mbytën.

India mban rekordin e vdekjeve nga ‘selfie’ në botë. Sipas një studimi nga ‘Bibloteka Kombëtare e Mjekësisë’, rapotohet se në Indi numërohen gjysmat e viktimave prej 259 të raportuara midis viteve 2011 dhe 2017, dhe ndiqet nga Rusia, Amerika dhe Pakistani.

Gazeta indiane raporton se, çifti i ri nga Bargur në Krishnagiri, kishin ardhur për të vizituar të afërmit e tyre në Uthangarai, së bashku me motrën e dhëndrit.

Të tre hynë në ujë, së bashku me tre vëllezërit adoleshent, teksa njëri prej tyre, një djalë 14 vjeçar rrëshkiti dhe tërhoqi me vete ty motrat e tij të moshës 18 dhe 19, së bashku me gruan e sapomartuar dhe motrën e dhëndrit.

Vetëm njëri prej tyre arriti të shpëtonte, teksa katër personat e tjerë u zhdukën nën ujë. Më vonë policia tha se trupat ishin gjetur dhe se do të kryheshin ekzaminimet e nevojshme të vdekjes.

Kjo ishte tragjedia e fundit nga seria e vdekjeve që lidhen me ‘selfit’ në Indi. Ekspertët kanë paralajmëruar se njërëzit po marrin përsipër reziqe të panevojshmë për të tërhequr vëmendjen e familjarëve dhe miqve të tyre në rrjetet sociale.

Në shtetin e Haryana, në maj të këtij viti, tre adoleshentë të cilët ishin duke bërë selfie pranë një rruge hekurudhore, u hodhën në anën tjetër të rrugës teksa panë trenin që po afrohej, duke u goditur nga një tren që po vinte nga një drejtim tjetër.

Në vitin 2017 pas vdekjes së katër studentëve, shteti Indian, Karnataka, hapi një fushatë për të lajmëruar njerëzit se “selfie mund të vrasë”.

Po në të njëjtin vit, një burrë vdiq në Odisha, teksa elefanti përkrah të cilit po bënte foto e mbështolli me noçken e tij duke e mbytur.

Previous Next