Antonio Conte synon shërbimet e yllit të Chelsea.

Skuadra e Inter, e udhëhequr nga Antonio Conte do të synojë që të sigurojë nënshkrimin e Marcos Alonso.

‘La Gazzetta dello Sport’ shkruan se Conte dëshiron ribashkim me Alonso, tek Inter, transmeton lajmi.net.

Trajneri italian kishte punuar më parë me Alonson tek Chelsea, dhe ai ka nevojë për përmirësim në krahun e majtë të mbrojtjes tek ‘Zi kaltrit’.

Inter po konsideron mundësinë për huazim, me të drejtë blerje, por nuk duan të shpenzojnë më shumë sesa 20 milionë euro.

Siç qëndrojnë punët, Chelsea kërkon shumë. Mbetet të shihet nëse oferta dhe kërkesat do të barazohen. /Lajmi.net/

Previous Next