Manuel Neuer është ai që i ka dalë në mbrojtje yllit të Arsenal, Mesut Ozil.
Ozil po kalon në formën më të vështirë të karrierës së tij, duke qenë nën hije tek Arsenal, si dhe tashmë jashtë futbollit me kombëtare.Me formën e lojtarit në rënie, kritikat kanë qenë të mëdha për të. Edhe në kohën kur lojtari largohej nga kombëtarja gjermane, kritikat ishin të shumta për të. Megjithatë, është Manuel Neuer, ish shoku i skuadrës tek Gjermania që i ka dalë në mbrojtje Ozilit.Neuer ka folur për kohën kur Ozil ishte tek Gjermania, dhe pikëpamjet e tij mbi largimin e turko-gjermanit.“Ne kishim vite të mrekullueshme së bashku. Ajo çfarë ai gjithmonë dëshironte ishte të bënte qejf dhe të luante futboll” ka thënë Neuer, transmeton lajmi.net.“Gjërat që ndodhën jashtë fushës nuk ishin fat i mirë” ka shtuar portieri.Ozil largohej nga kombëtarja pasi u përball me fyerje raciste ‘online’, pas Kupës së Botës.“Jam gjerman kur ne fitojmë, por jam i huaj kur humbim” ishin fjalët e Ozil, para se ai të largohej. /Lajmi.net/
Previous Next