Juventus dhe PSG raportohet se kanë hyrë në negociata që mund të sjellin Leandro Paredes në Torino, dhe Emre Can në Paris.

Sipas Gazzetta dello Sport të dy klubet kanë qenë në kontakt për të negociuar një marrëveshje të propozuar për shkëmbimin e dy lojtarëve, që vlerësohen mes 40 deri në 45 milionë euro, duke bërë një shkëmbim të drejtpërdrejt.

Emre Can është lidhur me një largim nga Torino këtë dimër dhe gazeta pretendon se trajneri PSG-së, Thomas Tuchel është një admirues i madh i ish mesfushorit të Liverpool.

Reprezentuesi gjerman ka startuar në vetëm dy ndeshje në Serie A për Bianconerët, dhe ka pranuar se nuk është i lumtur për situatën në ‘Allianz Arena’.

Parades në anën tjetër, edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, ku është paraqitur 54 herë për Romën./Lajmi.net/

Previous Next