Zlatan Ibrahimovic do të jetë përforcimi më i madh i Milan në merkaton e janarit.

Ylli suedez raportohet të ketë arritur marrëveshje me skuadrën ‘Rosoneri’, dhe do të jetë pjesë e tyre në vazhdimin e sezonit.

‘Calciomercato’ tashmë ka zbuluar edhe datën se kur Zlatan do të mbërrij tek Milan, për zyrtarizimin, transmeton lajmi.net.

Ibrahimovic do të jetë në Milan më 2 janar, një ditë pas ditës së Vitit të Ri.

Tifozët e Milan janë duke pritur me padurim zyrtarizimin e lojtarit. Kjo do të jetë aventura e tij e dytë me Milan. /Lajmi.net/

Previous Next