Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka folur për përballjen e nesërme me Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Challandes nga gazetarët është pyetur se a do ta ndryshojë Kosova skemën e saj, në mënyrë që mos të dalë shumë e hapur para kundërshtarit, shkruan lajmi.net.

“Duhet ta kuptoni se çfarë është e rëndësishme, të luajmë me 11 lojtarë në mbrojtje dhe ta largojmët topin, apo të luajmë lojën tonë, të bëjmë progres në lojë, të rritemi në lojën tonë

Sipas Challandes, problemi i vërtetë i Kosovës nuk është mbrojtja, por sulmi.

“Problemi i vërtetë nuk ka qenë në mbrojtje, por në sulm, ne nuk kemi pranuar shumë gola, por nuk kemi shënuar”, ka thënë ai.

“Ne nuk po luajmë keq në pjesën defansive, nuk kemi pranuar katër gola në asnjë prej ndeshjeve, kemi pasur probleme me skemat në pjesën ofensive”, ka thënë në fund Challandes. /Lajmi.net/

Previous Next