Kombëtarja e Kosovës po zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Greqinë.

‘Dardanët’ janë duke u stërvitur në stadiumin e Athinës, para ndeshjes së nesërme kundër vendasve të Greqisë, shkruan lajmi.net.

Lista e Bernard Challandes është zvogëluar edhe më shumë para kësaj ndeshje, pasi nuk do të mund të llogarisë në Arbër Zenelin, Valon Berishën dhe Edon Zhegrovën.

Por, kjo do t’iu shërbej futbollistëve të tjerë që të kenë më shumë minuta në dispozicion në fanellën e Kosovës, e po ashtu edhe për të bindur trajnerin Challandes për të ardhmen.

Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës, është e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve, dhe fillon nga ora 20:45./Lajmi.net/

Previous Next