Juventus raportohet se ka hyrë në garë për nënshkrimin e kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos.

Mbrojtësi spanjoll ka kontratë me Real Madrid deri në qershor të vitit 2021, përcjell lajmi.net.

‘Bianconerët’ thuhet se i kanë ofruar Ramosit mundësinë për t’u ribashkuar me ish-yllin e Realit, Cristiano Ronaldon në Torino.

Ramos fiton mbi 11 milionë euro te Real Madrid me marrëveshjen aktuale që skadon në qershorin e ardhshëm, por ‘Zonja e Vjetër’ nuk është skuadra e vetme që po ndjek nga afër situatën e tij.

Thuhet se edhe PSG janë të gatshëm të luftojnë për 34 vjeçarin, i cili mund të largohet në një transferim falas.

Ramos është paraqitur 174 herë në fanellën e Spanjës, ka fituar një Kupë Bote dhe dhe dy herë Kampionatin Evropian gjatë karrierës ndërkombëtare, e po ashtu ka ndihmuar Real Madridin të fitojë katër herë Ligën e Kampionëve.
Previous Next