Cristiano Ronaldo është testuar pozitiv në COVID-19.

Ylli portugez ka dalë pozitiv në testimet e fundit, dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës që Portugalia e zhvillon kundër Suedisë, shkruan lajmi.net.

Lajmi është konfirmuar nga Kombëtarja e Portugalisë.

“Ai është mirë dhe pa simptoma, duke qëndruar në izolim”, thuhet në njoftimin e portugezëve.

Ronaldo ishte paraqitur në sfidën e fundit që Portugalia e luajti baras (0-0) me Francën në Ligën e Kombeve.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës, që Portugalia e zhvillon me Suedinë, në Ligën A, grupi 3 në Ligën e Kombeve.

Previous Next