Barcelona ka kryer transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit, pasi nënshkroi me lojtarin e Liverpoolit, Phillipe Coutinho. Barcelona sot ka zyrtarizuar në profilin e tyre në Twitter numrin e fanellës së brazilianit, shkruan Albeu.com. 25-vjeçari do të mbart numrin 14 në fanellën e tij. Coutinho pritet të debutoj me Barçën nesër kundër Espanyollit në kuadër të Copa del Rey.