Ditën e sotme në Lozanë të Zvicrës, përveç shortit të kombëtareve europiane, u zbulua edhe trofeu i kësaj lige. Kupa që do të ngrejë skuadra më e fortë e kontinentin, është frymëzyar nga loja e kompeticionit të parë nën siglën e qeverisë së futbollit europian. Flamuri përfaqëson 55 federatat anëtare dhe është i përbërë prej argjendi. “Gjëja e parë që donim ishte që njerëzit të mendonin pikërisht se çfarë përfaqësonte ky trofe, kulmin e një kombi dhe ngritjen e një flamuri. Kur shikojmë këtë trofe, neve na duket sikur shikojmë të gjithë flamujt e kontinentit, si fituesit e vërtetë të kësaj gare”, tha Helder Pombinho, drejtor krijues i agjencisë që mori përsipër të prodhonte trofeun. Kupa e Ligës së Kombeve peshon 7.5 kilogramë dhe është 71 cm e gjatë. Ajo do të njohë skuadrën e parë në qershor të vitit 2019, kur të përfundojë dhe finalja e madhe e këtij turneu.

Previous Next