Rafa Benitez, ish-trajner i Real Madridit, tani trajner i Newcastle, mbrojti punën e tij në klubet e mëparshme dhe potencoi që ai nuk ka patur mbështetjen e drejtuesëve të Real Madridit për 6 muaj sa ishte trajner i ekipit Madrilen, 2015 – 2016. "Në të gjitha klubet ku kam kaluar, gjithmonë kam lënë ekipe të stërvitura mirë. Problemi tek Real Madridi qëndron në faktin se atje mund të nxirnin deklaratat e mia si polemika dhe fyerje. Gjithçka që mund të them në këtë kontekst është se në të gjitha klubet ku kam qenë, gjithmonë kam lënë ekipe të stërvitura mirë,” theksoi tekniku Spanjoll në një intervistë për ‘‘France Football”:
Në etapën e tij tek Real Madridi, Rafa Benitez, tashmë 60 vjeçar, konstatoi që nuk kishte autoritetin e duhur në imponimin e një ‘procesi dhe metode‘ që nuk i pëlqente presidentit, të cilin nuk e veçon drejtëpërdrejtë në asnjë moment. Paradoksialisht, Benitez tregoi që ishte pikërisht presidenti ai i cili e zgjodhi pasues të stolit të Ancelottit, që ‘pak nga pak kishte ri-marë principet e njëjta si ai”. Presidenti, gjithnjë sipas Benitez, ”e di që puna e bërë gjatë kohës së tij ishte e mirë, por ndonjëherë, ai binte nga presioni i jashtëm”, vazhdoi tekniku, pa mos dhënë më tepër detaje. ”Presidenti e di që puna e bërë gjatë kohës time ishte e mirë, por ndonjëherë, ai binte nga presioni i jashtëm.” Ish tekniku i Valencias, Liverpool, Chelsea dhe Napoli, theksoi që është esenciale të kesh mbështetjen e plotë të drejtuesëve për të udhëhequr me ekipin. ‘‘Nëse lojtarët e dinë që trajneri mbështetet nga drejtuesit, vazhdojnë me planin e tij pa mos bërë zhurmë. Kur e ndjejnë që trajneri nuk e ka mbështetjen e drejtuesëve, situata fillon të trazohet dhe pikërisht në këtë rast, është trajneri ai që del i dobët”.