Kylian Mbappe nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë dhe do të jetë gati për ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Skuadra franceze, PSG njofton se ylli i tyre edhe pas 48 orëve ka vetë një goditje, por insiston se lojtari nuk ka pësuar traumë. Mbappe ishte lënduar në humbjen 2-1 nga Lyon në Ligue 1, ku u detyrua të largohej nga ndeshja. Fillimisht ishte menduar se ka pësuar traumë në kokë dhe do të mungonte për dy muaj, por kjo nuk do të ndodh, pasi ai ka vetëm një goditje. “Pas 48 orëve Mbappe ende vuan nga ndërhyerjet që mori. Megjithatë, testet shtesë nuk kanë gjetur dëshmi të lëndimeve traumatike”, thuhet në njoftimin zyrtar të PSG-së. Mbappe kështu do të jetë gati për dy ndeshjet ndaj Real Madridit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Previous Next