Coutinho pas debutimit mes brohorimave ka folur për ‘Mundo Deportivo’, rreth debutimit duke thënë se fillimisht kishte emocione. Philippe Coutinho u inkuadruar në lojë në vend të Andres Iniestas, 22 minuta para fundit. “Unë jam shumë i lumtur për debutimin tim dhe për mënyrën se si më pritën tifozët kur u futa në fushë”. “Në fillim kisha emocione të shumta por në momentin që u futa në fushë me pritjen e tyre fantastike tifozët më qetësuan”, deklaroi Coutinho. “Të gjithë lojtarët më thanë fjalë të mira dhe pastaj u qetësova”, vazhdoi tutje mesfushori brazilian. “Është një natë e veçantë pasi morëm një fitore dhe kualifikohemi në fazën tjetër”. “Ishte një ndeshje e vështirë pasi kundërshtari ynë luan futboll të bukur. Gjithsesi që nga momenti i shënimit të golave e administruam mirë ndeshjen dhe kaluam tutje me meritë”, deklaroi braziliani.

Info!

Kjo faqe mirëmbahet vullnetarisht, klikoni reklamat për të na ndihmuar financiarisht që ta mirëmbajmë sa më mirë, t'u japim linqe për ndeshjet dhe të ju informojmë rreth lajmeve të futbollit!

Faleminderit shumë!

Previous Next