Në rast largimi të Zidane, trajneri i Tottenhamit Maurico Pochettino është i preferuari i Perezit për këtë post bëjnë të ditur mediat në Spanjë. Sipas mediave spanjolle, trajneri argjentinas ka fituar simpatinë e Perezit me të arriturat e tij tek një klub si Tottenhami. Pochettino ka një marrëdhenie të mirë me presidentin e poashtu me bordin Madrilen. Argjentinasi ka qenë gjithmonë një ndër objektivat e klubit Madrilen për postin e trajnerit. Këto lajme vijnë pas rezultateve të dobëta të Real Madridit në krye me trajnerin Zinedine Zidane i cili në konferencen e fundit për media u shpreh se është ai përgjegjësi për këto rezultate. Pochettino ka një kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2021, me këta të fundit të cilet duan edhe një rinovim të ri për shkak të frikës së humbjes së tij.

Info!

Kjo faqe mirëmbahet vullnetarisht, klikoni reklamat për të na ndihmuar financiarisht që ta mirëmbajmë sa më mirë, t'u japim linqe për ndeshjet dhe të ju informojmë rreth lajmeve të futbollit!

Faleminderit shumë!

Previous Next