Jurgen Klopp ka mohuar se Liverpool do të tentojë transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang. Liverpool është në kërkim të një futbollisti për të zëvendësuar Philippe Coutinhon, i cili në fillim të këtij muaji kaloi në Barcelonë për 160 milionë euro. Sipas trajnerit gjerman karakteristikat për ta zëvendësuar brazilianin i ka sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang. “Auba është më të vërtetë lojtar i mirë. Duke lexuar gazetat, natyrisht filloni të besoni se mund të ndodh”, tha fillimisht Klopp për DAZN. “Ai është lojtar i madh, por ai nuk luan në pozitën që ne urgjentisht kemi nevojë për një lojtar të ri”, tha në fund gjermani.



Previous Next