Cristiano Ronaldo është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit te Chelsea gjatë kësaj vere. 32 vjeçari dëshiron të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, dhe Premierliga është destinacioni i tij i preferuar. Transferimi i Alexis Sanchez te Manchester United, i ka mbyllur derën e rikthimit në ‘Old Trafford’. Tani, është Chelsea skuadra që mund të transferojë pesë herë fituesin e Topit të Artë. Ronaldo në vitin 2009 për 94 milionë euro, nga Manchester United kishte kaluar te Real Madrid.



Previous Next