Ish-arbitri i Premier Leagues angleze, Mark Clattenburg, e ka ndalur një ndeshje të Kupës së Arabisë Saudite për ta respektuar thirrjen myslimane për t’iu lutur Zotit, pra ezanit. Ky veprim ka bërë që ai të gëzojë respekt të madh nga adhuruesit e futbollit në këtë vend mysliman. Clattenburg po e drejtonte një ndeshje mes Al Feiha dhe Al-Fateh të mërkurën në Arabi Saudite, kur thirrja e ezanit nisi dhe u dëgjua përreth stadiumit “King Salman Sport City Stadium”. Po zhvillohej minuta e gjashtë e kohës shtesë kur gjyqtari anglez e ndali lojën me skuadrat që po barazonin 1-1. Pas rinisjes së ndeshjes, Al Feiha shënoi golin e dytë në minutën e 118-të dhe kaloi në çerekfinale të kupës.
VIDEO: