Vazhdon bashkëpunimi mes Manchester United dhe klubit anglez. Manchester United ia ka vazhduar kontratën Jose Mourinhos edhe për një vit shtesë, që do të thotë se portugezi do të jetë pjesë e “Djajve të Kuq”, deri në vitin 2020 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Mourinho që është ulur në stolin e United vitin e shkuar dhe ka arritur të fitonte Ligën e Evropës, është shprehur shumë i lumtur për besimin që klubi ka treguar për të dhe punën e tij. “Jam i nderuar dhe krenar që jam pjesë e një klubi si Manchester United”, kanë qenë fjalët e para të Mourinhos pas vazhdimit të kontratës. “Dua të falënderoj pronarët dhe Ed Woodward, për mirënjohjen që kanë për punën time të madhe dhe dedikimin ndaj klubit”. “Jam i gëzuar që kam besimin e tyre për të qenë pikërisht unë trajneri që do ta drejtoj këtë klub të madh edhe në të ardhmen”, ka theksuar portugezi.
Përshëndetje!
Kjo faqe mirëmbahet vullnetarisht, klikoni reklamat për të na ndihmuar financiarisht që ta mirëmbajmë sa më mirë, t'u japim linqe për ndeshjet dhe të ju informojmë rreth lajmeve të futbollit!
Faleminderit shumë!