Jose Mourinho pas fitores kundër Yeovil Townit në kuadër të FA Cup u shpreh i lumtur me përformancën e debutuesit Alexi Sanchez. Alexis Sanchez debutoi gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ku asistoi në golin e dytë në fitoren e thellë të Manchester United me rezultat të pastër 4-0. “Këto ndeshje janë të vështira nëse nuk keni përqendrim maksimal. Në pjesën e parë hasëm në vështirësi. Ishin shumë agresivë dhe të organizuar. Por në pjesën e dytë kemi pasur kontrollin e lojës dhe krijuam më shumë hapësira “, tha fillimisht portugezi. Ai më tutje foli edhe për paraqitjen e parë të Sanchezit me fanellën e Djajve të Kuq duke thënë se është i kënaqur. “Alexis Sanchez është një shtesë fantastike, të gjithë janë të lumtur që ka ardhur. Lojtarët e mirë duan lojtarë të mirë. Pyetja është gjithmonë se cili do të mbetet jashtë. Ne kemi një grup fantastik lojtarësh sulmues dhe ai është një tjetër me më shumë dhe me përvojë”, tha trajneri portugez.

Previous Next