Clarence Seedorf mund të nisë një aventurë të rë në Spanjë. Sipas mediave spanjolle, ish-trajneri i Milanit dhe Shenzen, shihet si alternativa e duhur për të drejtuar skuadrën e Deportivo La Coruna. E ardhmja e Cristobal Parralo në Riazor është në dyshim, sidomos pas humbjes 1-7 nga Real Madrid javën e kaluar. Aktualisht Deportivo renditet në vendet e fundit në renditje në kampionat. Seedorf ka qenë kandidat për të marrë drejtimin e Shqipërisë, por Duka ia besoi Kombëtaren Christian Panucit.

Previous Next