Pavarësisht se dukej shumë pranë kalimit tek Interi, Lucas Moura është pranë firmës me Tottenham. Lojtari brazilian i Paris Saint-Germain, siç raporton “The Telegraph”, ishte në Londër këtë të enjte, ku ka kryer vizitat mjekësore në qendrën stërvitore të “Spurs”, kjo me lejen e klubit parizien. Moura ka mbetur shumë i kënaqur nga ambienti në “Enfield Training Centre” dhe nga oferta e Tottenhamit. Ekipi anglez duhet vetëm të gjejë akordin me PSG që kërkon 22 milionë stërlina për kartonin e brazilianit.

Info!

Kjo faqe mirëmbahet vullnetarisht, klikoni reklamat për të na ndihmuar financiarisht që ta mirëmbajmë sa më mirë, t'u japim linqe për ndeshjet dhe të ju informojmë rreth lajmeve të futbollit!

Faleminderit shumë!

Previous Next