Reali i Madridit mund të humbasë një lojtar të rëndësishëm. Sipas mediave spanjolle, Toni Kroos është duke menduar seriozisht largimin nga “Los Blancos”, në merkaton e verës. Sipas shtypit iberik, mesfushori u ka komunikuar të afërmve të tij se nuk ndihet mirë në “Santiago Bernabeu”, sidomos në këtë periudhe, ku skuadra nuk po arrin të shprehet maksimalisht dhe është shumë larg me pikë në kampionat me Barcelonës si dhe është eliminuar nga Kupa e Mbretit. Të interesuarit për të vijnë nga Premier League ku Mourinho është një i dashurar me të. Madje portugezi është i gatshëm të lëshojë dhe De Gean vetëm e vetëm që ta ketë gjermanin në skuadër.

Info!

Kjo faqe mirëmbahet vullnetarisht, klikoni reklamat për të na ndihmuar financiarisht që ta mirëmbajmë sa më mirë, t'u japim linqe për ndeshjet dhe të ju informojmë rreth lajmeve të futbollit!

Faleminderit shumë!

Previous Next