Trajneri i Tottenhamit ka treguar se cilat skuadra nuk do t’i drejtonte asnjëherë. Mauricio Pochettino po mbush pesë vite që është trajner në Premier Ligë.

Fillimisht ai punoi me Southamptonin para se të shkonte te Tottenham, pjesë e të cilëve është edhe më tutje. Argjentinasi ka një të kaluar edhe me Espanyolin në La Liga dhe kur është pyetur nga gazetarët nëse do të shkonte të drejtonte rivalët e përbetuar të Tottenhamit dhe Espanyolit, Arsenalin përkatësisht Barcelonën, ai ka thënë se më parë do të kthehej në Argjentinë për të punuar në fermë sesa të tradhtonte ekipet të cilat ka drejtuar.

“Asnjëherë nuk do të bëhem trajner i Arsenalit ose Barcelonës, pasi unë identifikohem me Tottenhamin dhe Espanyolin”, ka thënë Pochettino. “Jam rritur te Newell’s Old Boys dhe kurrë nuk do të jem trajner i Rosario Central”. “Ky është vendim i imi dhe më parë do të preferoja të punoja në një fermë në Argjentinë sesa në këto vende që i ceka. Angazhimi im te Tottenhami është shumë i madh. Punoj për këtë klub sikurse dua që të jem përherë pjesë e tij”, ka theksuar argjentinasi. Për Pochettinon ka shprehur interesim së fundmi Real Madridi, që e sheh si zëvendësuesin ideal të Zinedine Zidane.

Previous Next