Reali i Madridit do të bëjë revolucion në verë dhe do të shesë shumë lojtarë, ndërsa rindertimi në planet e Florentino Perezit do të nisë nga një emër: Neymar! Në Spanjë janë të sigurt se bosi i Realit do të rikthehet te shpenzojë shuma të frikshme në treg, gjë që nuk e bën prej vitesh, edhe për faktin se trofetë kanë qenë të shumtë. Neymar është lojtari më i shtrenjtë në botë, me transferimin e verës së shkuar nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro. Për ta marrë, Reali duhet të paguajë të njëjtën shifër dhe natyrisht shpreson shumë në vullnetin e Neymarit, për të cilin thuhet se dëshiron të shkojë në Madrid. Megjithatë, sheikët e PSG do ta lejojnë brazilianin të largohet vetëm me një kusht dhe nuk ka lidhje me financat. Sipas goal.com, Neymari ka marrë premtimin se do të shkojë te Reali verën e ardhshme, në rast se fiton Champions League këtë sezon. Në 23 ndeshje këtë sezon, Neymar ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 16 asiste, por asnjë nuk ka vlerë, sepse tani e tutje nis futbolli i vërtetë për PSG-në, që do të ndeshet pikërisht me Realin në Champions League.



Previous Next