Sipas asaj që shkruan Don Balon, Real Madridi është i gatshëm që të paguajë para për David de Gea dhe të lëshojë dy lojtarë të shkojnë në Manchester. Mësohet se lojtarët e afruar në këtë marrëveshje janë Keylor Navas dhe Mateo Kovacic. Navas ka qenë pjesë e marrëveshjes kur në vitin 2015 dështoi gjithçka. De Gea dhe Navas kishin pranuar kontratat e reja dhe shkëmbimin, por marrëveshja dështoi pasi letrat ishin shkëmbyer pas afatit kalimtar. Real Madrid e shikon blindimin e portës si pikën kryesore së bashku me sulmin sezonin e ardhshëm pasi dhe në ndeshjen e mbrëmshme me Leganes portieri Casillas la për të dëshiruar. 2 goditje në portë dy gola të pësuar.