Jose Mourinho kërkon ta përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes. Manchester United është gati të paguajë klauzolën prej 60 milionë eurosh për mbrojtësin Faouzi Ghoulam. Sipas medieve italiane, mbrojtësi që një muaj më parë ka vazhduar kontratën me Napolin, pëlqehet shumë nga Mourinho. Madje portugezi dëshiron që menjëherë ta paguajë klauzolën dhe të ketë mundësinë për të negociuar direkt me lojtarin për kushtet e kontratës. Ghoulam është i lënduar momentalisht, por pritet të kthehet në fushë gjatë muajit shkurt.
Përshëndetje!
Kjo faqe mirëmbahet vullnetarisht, klikoni reklamat për të na ndihmuar financiarisht që ta mirëmbajmë sa më mirë, t'u japim linqe për ndeshjet dhe të ju informojmë rreth lajmeve të futbollit!
Faleminderit shumë!