Dy klubet e mëdha angleze, Manchester United dhe Chelsea duket se janë të vendosur për të hyrë në garë për të nënshkruar me portierin e Romës, Alisson.

Sipas mediave britanike, “Djajtë e Kuq” dhe ‘blutë’ e Londrës janë të interesuara për Alisson.

David de Gea i Unitedit dhe Thibaut Courtois i Chelseat, në fund të këtij sezoni mund të largohen nga “Old Traffordi” përkatësisht ‘Stamford Bridge’.

Raportohet se të dy klubet angleze, tashmë e kanë futur në listën “gardianin” e Romës të cilin synojnë ta blejnë verën që po vjen.

Ndryshe, Alisso ka kohë që është duke u kërkuar edhe nga Liverpool, një tjetër klub anglez.

Previous Next