Antonio Conte është “i etur” për t’u rikthyer në rolin e tij si trajner i Italisë, sipas komisionerit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Roberto Fabbricini.

FIGC është ende në kërkim të zëvendësuesit të Gian Piero Ventura, i cili kryesoi humbjen totale 1-0 të Italisë me Suedinë, në ndeshjen “play-off” të Kupës së Botës, pas së cilës axurrët dështuan të arrijnë në turneun e madh të kësaj vere, për herë të parë që nga viti 1958. “Kuarteti” italian; Conte, ish-tekniku i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, trajneri i Zenit, Roberto




Mancini dhe “bosi” i Nantes, Claudio Ranieri, janë lidhur të gjithë me postin vakant. Conte ishte në krye të kombëtares blu në periudhën 2014-2016, duke e drejtuar Italinë në çerekfinale të “Euro 2016”, para se të bashkohej me Chelsea, ku fitoi titullin e Premier League në sezonin e kaluar dhe 48-vjeçari, i cili thuhet se është i pakënaqur në “Stamford Bridge” mbi transferimet, dëshiron të punojë përsëri me ekipin kombëtar, sipas Fabbricini.

“Mancini ishte në Romë, por nuk e kontaktuam atë. Conte duket i gatshëm të marrë përsipër drejtimin e kombëtares së Italisë përsëri. Ancelotti hap dhe mbyll derën, ndërsa Ranieri nuk është jashtë këtij interesimi, – tha Fabbricini, i cili u emërua komisioner të enjten, pas zgjedhjeve, ku nuk u gjet dot një zëvendësim për ish-presidentin Carlo Tavecchio. – Nuk është askush në “pole position”, ne duhet të vlerësojmë “pro” dhe “kundra”. Ne, gjithashtu, duhet të vlerësojmë disponueshmërinë e federatës dhe t’u shpjegojmë atyre që do të vijnë pas nesh, që do të ketë qeverisje të re”.Mbrojtja e titullit nga Chelsea është pothuajse e pamundur, pasi humbja e së mërkurës, 3-0 në shtëpi, ndaj Bournemouth, i la londinezët 18 pikë prapa liderëve të Premier League, Manchester City.



Previous Next