Trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery, siguroi që lojtarët e tij akoma nuk e kanë në mendje përballjen ndaj Real Madridit në çerekfinalen e Championsit me 14 Shkurt, sepse përpara kanë ndeshje të rëndësishme.

”Na mbesin akoma shumë ndeshje të rëndësishme për t’u përballur me RealMadridin. Dy në kampionat dhe një në kupën e Francës, ku mbrojmë titullin. Lojtarët nuk mendojnë akoma për Realin, edhe pse është një ndeshje e rëndësishme për neve”, siguroi tekniku në konferencën për media përpara ndeshjes ndaj Lille.

Tekniku vazhdoi më tej duke folur për çështjen e arbitrimit në Bernabeu, kur u pyet për atë që vuajti ndaj Barcelonës në sezonin e kaluar me Gjermanin Aytekin në krye të ndeshjes: ”Kam shumë respekt për kolektivin e arbitrave dhe poashtu kam shumë besim që pak nga pak do të respektohet edhe PSG. Me siguri nuk do të ndodhë ajo që ndodhi vitin e kaluar. Jam takuar me Collinan (ish gjyqtar Italian dhe shef i arbitrave të UEFA-s) dhe e kemi komentuar. Me siguri do të vendosin dikë me shumë personalitet”.

Emery insistoi që forma më e mirë për të përgaditur ekipin ndaj Real Madridit, gjithnjë për ndeshjen e parë me 14 Shkurt, do të kaloje duke qëndruar të fokusuar në ndeshjet e rradhës, ”të fitojmë dhe të arrijmë në kushtet më të mira”, u shpreh tekniku.



Previous Next