Guardiola beson se gara për titullin e Premierligës mbetet ende e hapur, pavarësisht diferencës prej 15 pikëve me Unitedin e Mourinhos.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë të kundërtën nga ajo që tha Jose Mourinho, se gara për titullin e Premierligës ka përfunduar dhe se janë duke luftuar vetëm për pozitën e dytë këtë edicion.

Të besuarit e Guardiolës fituan 3-0 kundër West Brom të mërkurën, ndërsa Manchester United humbi 2-0 nga Tottenhami, duke mbetur 15 pikë prapa Man City.

Pavarësisht diferencës së madhe, Pep Guardiola beson se gara për titull është ende e hapur.

“Kanë mbetur edhe 13 ndeshje, 39 pikë në lojë. Ne kemi 15 pikë më shumë, kështu që nuk ka përfunduar”, u shpreh Guardiola.

“Kemi ndeshje të vështira për të luajtur. Shembull, nesër. Nuk mund ta mohoni që në Angli të gjithë e dinë se sa e vështirë është të luani në Burnley”.

Burnley dhe Manchester City përballen nesër në kuadër të xhiros së 26’të në Premierligë nga ora 13:30.



Previous Next