Topçinjtë pritet të bëjnë ndryshime në portë në përfundim të stinorit.

Arsenali ka nisur të mendojë për të ardhmen dhe qysh tani është duke përgatitur një ofertë për portierin e Atletico Madrid, Jan Oblak, i cili do ta zëvendësonte Petr Cech.

Sipas asaj që raporton London Evening Standard, slloveni është prioriteti numër një i Topçinjve për sezonin tjetër.

Oblak së fundmi ka regjistruar 100 paraqitje në La Liga dhe në 59 prej tyre ai nuk ka pranuar fare gol.

Megjithatë, vendimtare në transferimin e sllovenit në Emirates, do të jetë vijueshmëria e sezonit nga ana e Arsenalit dhe kualifikimi apo jo i tyre në Ligën e Kampionëve për stinorin tjetër.



Previous Next