Ish-trajneri i Chelsea, Carlo Ancelotti, ka thënë për miqtë se dëshiron të drejtojë një ekip përsëri në Premier League.

Dhe “Starsport” kupton se Arsenali është klubi, që ai dëshiron të fitojë. Ancelotti, 58 vjeç, është në dispozicion, pasi ka qenë jashtë veprimi që prej largimit nga Bayern Munich, në shtator.

“Topçinjtë”, gjithashtu, besohet të kenë pyetur në lidhje me disponueshmërinë e ish-trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique. Por, ky i fundit ka refuzuar, me Chelsea në “pole position” për ta emëruar atë si pasuesin e Antonio Conte, në verë.

Presioni po rritet mbi Wenger, sidomos pas humbjes 3-0 të së dielës ndaj Manchester City, në finalen e “Carabao Cup”. Megjithëse pronari Stan Kroenke dhe bordi i tij duket se nuk kanë plane të menjëhershme për të shkarkuar francezin, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga tifozët për ta larguar 66-vjeçarin, tri ndeshjet e ardhshme duken vendimtare për shpresat e Wenger, për të parë kontratën e tij që shkon deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Të enjten, Arsenali do të përballet përsëri me kampionët e zgjedhur të qytetit, në shtëpi.
Pastaj, “Topçinjtë” udhëtojnë në fushën e Brighton të dielën, kundërshtar i cili është i pamposhtur në gjashtë ndeshje.

Katër ditë më vonë, londinezët vihen përballë Milanit në Ligën e Europës, kompeticion që duhet t’u japë shpresën e vetme për kualifikimet e argjendta dhe Ligën e Kampionëve.

Mbrëmë, Lois Langton, kryetar i Shoqatës së Përkrahësve të Pavarur të Arsenalit, e mirëpriti mundësinë e ardhjes së Ancelotit: “Unë mendoj se shumë përkrahës do të thoshin, nëse u kërkohet, se Ancelotti është kandidati i favorshëm në rast se trajneri i tanishëm largohet.

Ai ka statusin, ekspertizën dhe përvojën e Premier League. Ancelotti do të sillte me vete alkiminë mbrojtëse dhe taktike, që do të adresonte disa nga problemet tona të identifikuara gjatë. Ajo që dëshmuam në “Wembley” ishte kulmi i viteve të arrogancës dhe kryeneçësisë.

Situata është e dhimbshme në klubin tonë të mrekullueshëm. Për hir të klubit tonë të futbollit, bordi duhet ta kuptojë problemin. Askush nuk e mohon atë që Wenger ka arritur me klubin, por kjo nuk mund të përdoret si një justifikim vetjak për të parandaluar ndryshimin”.

Previous Next