VAR mund të jetë sot ndryshimi më i madh në futboll, por në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar ishte shfrytëzimi i kartonëve të kuq.
Kjo e fundit tregon se vetura duhet të ndalojë dhe se nuk i lejohet të ecë më tutje. Sistemi i kartonëve u eksperimentua në Kupën e Botës së vitit 1970 në Meksikë dhe ishte suksesshëm, ku iu prezantua ligave evropiane. Gjashtë vjet më vonë u bë kthesa në futbollin anglez që përqafoj ndryshimin. Por kjo zgjati vetëm pesë vjet. Në vitin 1980 kartoni i kuq u hoq për shkak se Federata Angleze besonte se “kundërshtimet ndaj
gjyqtarëve” po bëheshin një problem. Ky vendim u morr nga Këshilli i FA në vitin 1981. Dy kartonët e kuq të parë u treguan më pas ndaj David Hodgsonit dhe Nicky Reidit, në një ndeshje mes Manchester Cityt dhe Middlesbrough. Në vitin 1987, Bordi Ndërkombëtar i Futbollit, i cili merrte vendime rreth risive në futboll, tha se nuk kishte kontroll mbi futbollin në Angli. Ata këshilluan që kartonët e kuq dhe të verdhë të ri-tregohen për sezonin 1987-88. Mick Harford i Luton Town ishte lojtari i parë që iu dha kartoni i kuq në ligë. Kjo risi i ka mbajtur lojtarët dhe menaxherët nën kontroll për shumë kohë.